Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: “Nurun ala-Derb” (35 B)
Përgatiti:www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Cili është gjykimi që gruaja e mbuluar të dal nëpër dyqane me burrin e saj ose me dikë nga mahremët për të blerë ndonjë gjë e cila nuk mund të blihet pa praninë e saj?”
Përgjigje: “Nuk ka asgjë të keqe që gruaja të dalë me burrin e saj për të blerë nëse ajo është e mbuluar. Ai është i obliguar që të kujdeset për të gjatë udhëtimit dhe qëndrimeve nëpër dyqane. Ngase ai e ka obligim mbikëqyrjen dhe përkujdesjen për të.”