Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi që gruaja të marrë pjesë në namazin e teravive me xhemat

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: el-Munteka (2/179-180)
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Gruaja dëshiron të shkojë në xhami dhe të falë namazin e teravive me xhemat, ndërsa burrit të saj nuk i pëlqen kjo gjë dhe thotë se shpërblimi është më i madh për të në nëse ajo falet në shtëpi. Sa është e saktë kjo arsye?

Përgjigje: Në rast se gruaja dëshiron të shkojë në xhami apo diku tjetër, kërkohet që ajo të dalë e mbuluar pa rroba të zbukuruar e parfum. Ajo duhet t’i japë rëndësi të madhe që të mos i bëj njerëzve fitne e as vet të mos bëhet fitne prej të tjerëve. Kjo është një natyrë e përgjithshme që lidhet me gruan kur ajo dëshiron të shkojë në xhami apo diku tjetër.

Në rast se gruaja del për në xhami për të falur namazin farz, teravitë dhe apo namazin e natës gjatë Ramazanit, apo namazin e Bajramit, namazin e shiut e namazin e xhumasë e të marrë pjesë në ligjëratat fetare për të përfituar prej tyre, nuk ka asgjë të keqe në këtë gjë. Profeti -صلى الله عليه وسلم- ka thënë:

“Mos i ndaloni robëreshat e Allahut nga pjesëmarrja në xhamitë e Allahut.” 1

Burri nuk ka të drejtë që ta ndalojë gruan e tij prej xhamisë përderisa ajo i përmbahet dëlirësisë, mbulimit të duhur dhe ka qëllim të pastër. Por në qoftë se burri i saj konstaton se ajo ka qëllime që vijnë në kundërshtim me Sheriatin, ai e ka obligim që ta ndalojë atë nga pjesëmarrja në xhami, Aisha ka thënë:

“Sikur profeti -صلى الله عليه وسلم- do ta kishte parë se çfarë bëjnë gratë tani, do t’i kishte ndaluar ato nga xhamitë ashtu siç i kishin ndaluar gratë e tyre benu israilët.” 2

E gjithë kjo varet nga morali i gruas. Nëse ajo është në kundërshtim me Shaeriatin duke mos u veshur ashtu siç duhet dhe nuk është e dëlirë, ajo duhet të pengohet nga xhamia dhe të gjitha vendet e tjera publike.

E njëjta gjë vlen edhe nëse dalja e saj nga shtëpia është e keqe për fëmijët e saj, për shembull nëse ajo ka fëmijë të vegjël që kanë nevojë për të dhe për mbikëqyrjen e nënës. Në rast të tillë i lejohet burrit ta ndalojë gruan e tij për shkak të nevojës që kanë fëmijët për të.


1 Ebu Davud (1/152).

2 el-Buhari (1/210).

Shpërndaje: