“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi që gruaja të shikojë dijetarët në televizor

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e lejueshme për gruan që t’i shikojë dijetarët dhe ligjëruesit në TV?”

Përgjigje: “Ajo nuk duhet t’i shikojë nëse ajo ka frikë nga sprovat. Por, nëse ajo përfiton nga përcjellja e këtyre emisioneve dhe nuk ka frikë që të sprovohet, atëherë i lejohet t’i dëgjojë por pa i shikuar.

Ajo duhet të dëgjojë fjalimin, por pa i shikuar pamjet.

Radiot fetare janë të shumta dhe le ta zëvendësojë ndjekjen e emisioneve televizive me to. Kushdo që dëshiron mirësinë, mund t’i ndjek radiostacionet fetare.

Ato janë vazhdimisht pa ndërprerje 24 orë rresht dhe përmbajnë dhikrin ndaj Allahut të Lartësuar, Lexim-Kur’ani, hadithe të të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem), këshilla dhe leksione. Kjo është e mjaftueshme për ata që duan mirësinë.”

Shpërndaje: