Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/Mowalat–1426-10-11_0.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A është kufër të thuhet se Rafidat janë pasues të së drejtës, duke e ditur se ata adhurojnë varret, fyejnë nënat e besimtarëve dhe shpifin ndaj Sahabëve radijallahu anhum?”
Përgjigje: “Nëse ai e di këtë dhe thotë se kjo është e vërteta, atëherë personi i tillë është kafir. Nëse ai e di se çfarë kufri kanë ata dhe thonë se ata kanë të drejtë, ai është i kafir. Mirëpo, nëse ai nuk e di dhe është injorant, sepse ai dëgjon disa duke thënë se ata janë sikurse një nga katër medhëhebet, atëherë ne themi se ai është injorant të cilit duhet t’i sqarohet çështja. Duhet t’i sqarohet atij se ata nuk janë sikurse katër medhëhebet. Akideja dhe feja e katër methëhebeve është e njëjtë. Ata nuk pajtohen lidhur me çështje të ixhtihadit në lëmin e fikut. Ndërsa, në bazat e imanit, akides, teuhidit, dashurisë ndaj sahabëve, tabiinëve dhe të parëve tanë të mirë, ata të gjithë janë të njëjtë.”