Imam Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’di (v. 1376)
Bahxhetu Kulub el-Abrar, hadithi 24
www.perlatmuslimane.com
Në Sahihun e tij, Imam Muslimi përmend hadithin e të dërguarit të Allahut ﷺ:
“Pesë namazet (ditore), nga njëra xhuma në xhumanë tjetër dhe nga Ramazani në Ramazanin e vitit tjetër, shlyejnë ato (gjynahet e vogla) që ka midis tyre, për aq kohë sa njeriu iu shmanget gjynaheve të mëdha.”
Nga ky hadith, ne kuptojmë se kur në një tekst sheriatik (ajet ose hadith) përmendet që disa ibadete (vepra të mira) shlyejnë gjynahet, në të vërtetë kjo shlyerje është për gjynahet e vogla. Kur ibadetet e përmendura në hadith (hadithin e mësipërm e që janë shtyllat e Islamit) nuk shlyejnë gjynahet e mëdha, si do t’i shlyejnë gjynahet e mëdha ato vepra të mira që janë poshtë këtyre (shtyllave të islamit)?! Sa i përket gjynaheve të mëdha, ato patjetër kërkojnë teube (pendim).