Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: “Fetaua Nurun palad-Derb” 2/84
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Gjyshja i lutet Allahut dhe me të i lutet edhe Profetit salallahu alejhi ue selem dhe disa njerëzve të tjerë. Unë zemërohem shumë kur ajo e bën këtë. Ajo vuan nga probleme dëgjimi, dhe nuk mund të dëgjojë vetëm kur ta ngritësh zërin. Ju lutem më tregoni se si të merren me të.”
Përgjigje: “Ju duhet ta mësoni atë edhe nëse ju duhet të ngrini zërin. Nuk ka asgjë të keqe nëse ju ngrini zërin në raste të tilla, sepse qëllimi juaj është që ajo të dëgjojë ty, jo për ta fyer atë apo se ja do të keqen asaj. Ndalimi për ngritjen e zërit ndaj prindërve i cila përmendet në Kuran, ka për qëllim për t’i dëmtuar ose për t’i fyer ata.
Prandaj, nuk ka të keqe nëse ju ngrini zërin tuaj për në mënyrë që ajo të dëgjojë dhe të kuptojë. Ju duhet ta udhëzoni dhe ta mësoni atë se duaja drejtuar profetit salAllahu alejhi ue selem apo t’i kërkohet ndihmë atij konsiderohet Shirk i madh dhe nuk është e lejueshme që të kërkojë diç nga profeti salAllahu alejhi ue selem, ose t’i lutet dikujt tjetër përpos Allahut dhe të thotë fjalë si: “Më jep forcë, O i Dërguar i Allahut!”, “Më jep mbështetje, O i Dërguar i Allahut!” ose “më shëro o i Dërguar i Allahut!” etj.. E gjithë kjo i takon vetëm Allahut dhe nuk duhet të kërkohen këto nga një person i vdekur apo i gjallë, as nga profeti salAllahu alejhi ue selem ose nga dikush tjetër. E vetmja që lejohet është të lusim Allahun që t’i sjell paqe dhe bekime mbi Profetin. Nuk lejohet të kërkohet shërim nga profeti salAllahu alejhi ue selem, apo për t’i dhënë fitoren myslimanëve mbi armiqtë e tyre ose diçka të tillë. Ky akt është shirk i madh.
Pra, nuk lejohet që të kërkosh diçka nga profeti salAllahu alejhi ue selem apo dikush tjetër.”