Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjysma e natës kalon duke u lutur kundër Shejkh Abdurr-Rrahman el-Adenit

Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi (v. 1436)

Burimi: Damaxh-Xha’aluha Shu’lah min Nar ba’d an kanat Shu’lah min Nur, fq. 16

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Këta njerëz e kanë zënë veten me Shejkh Abdur-Rrahman [el-Adenin]. Allahu e shpërbleftë atë me të mira. Ai ishte i durueshëm dhe i heshtur. Allahu nuk e la atë të devijoi. Shikoni në frytet e durimit, moralit, qetësisë dhe tolerimit. Kur ata ranë mbi kokat e tyre ata e sulmuan atë, por ai vetëm duroi. Sikurse ata vetëm të mendonin. Do të kishte qenë shumë mirë nëse ata do të merrnin mësim. Por kur zemrat nuk marrin mësim kjo do të thotë se ato janë të kthyera mbrapsht.

Një person tha se Jahja el-Haxhuri lutet kundër Shejkh Abdur-Rrahman [el-Adenit] që nga viti 1428 (2008). Ai tha se e ndanë natën në dy pjesë; një për vete dhe një për gruan e tij. Ata luten së bashku kundër Shejkh Abdur-Rrahman [el-Adenit]. Lutja juaj ka shkuar huq dhe ju goditi juve. Që nga viti 1428, netët janë të ndara dhe shpenzohen në mënyrë aktive dhe seriozisht. Burri dhe gruaja luten kundër një Shejkhu që thërret në Teuhid, Sunnet, fikh dhe besim. Shejkhu është paqësor. Allahu e shpërbleftë atë me të mira. Ai nuk dëshiron kaos apo probleme. Ai nuk u dëmtua dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut. Kjo vetëm se ju dëmtoi juve dhe ata si ju. Është sikurse ti je lutur ndaj një personi dhe engjëlli thotë: “Tu dhëntë e njëjta gjë.” Çdo herë kur ti dhe gruaja jote luteni kundër tij, engjëlli thotë: “Ju dhëntë e njëjta gjë.” Ju u goditët. Është zakon të thuhet se magjia u kthye kundër magjistarit.

Shpërndaje: