Imam Ismail bin Ish’hak el-Maliki (v. 282)
Ahkam-ul-Kuran, fq. 192-193
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -tebarek ue te ala- ka thënë:
مَثَلُ الَّذِينَ حُمِّلُوا التَّوْرَاةَ ثُمَّ لَمْ يَحْمِلُوهَا كَمَثَلِ الْحِمَارِ يَحْمِلُ أَسْفَارًا
“Shembulli i atyre, që iu besua Teurati por pastaj nuk e zbatuan atë, i shëmbëllen gomarit që vetëm sa i mbart librat.” El-Xhumua, 62:5
299 – Muhamed bin Ebi Bekr na tregoi: Uthman bin Umer el-Abdi na tregoi: Haushab na tregoi, nga El-Hasan i cili tha:
“I mban në shpinë pa e ditur se çfarë ka mbi të. Në të njëjtën mënyrë, hipokriti mbart.”
300 – Jahja bin Khalas na tregoi: Ebu Asim na tregoi, nga Isa, Nga Ibn Ebi Nexhih, Nga Muxhahidi i cili tha:
“Ai mbart libra pa e ditur se çfarë përmbajnë ose pa i kuptuar ato.”
301 – Muhamed bin Ubejd na tregoi: Muhamed bin Theur na tregoi, nga Ma’mar, nga Katadeh i cili tha:
“Si një gomar që mbart libra pa e ditur se çfarë mbart në shpinën e tij.”