Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gratë duhet të falen si burrat

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Sahih El-Bukhari (3/370)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ummu Derda ulej në namaz sikurse burrat. Ajo ishte një grua e ditur.

Ky titull tregon se gruaja dhe burri ulen në të njëjtën mënyrë gjatë namazit. Kjo është në kundërshtim me atë që thonë shumë dijetarë, të cilët mendojnë se gruaja duhet të ulet me të dyja këmbët e mbledhura në anën e djathtë.

Mendimi i saktë është se ajo duhet të ulet njësoj si burri në të gjitha rastet në namaz sepse burrat dhe gratë janë të njëjtë për sa i përket dispozitave të përcaktuara fetare derisa të dëshmohet e kundërta.


 Profeti ﷺ ka thënë:

“Faluni ashtu siç më keni parë duke u falur.”

Transmeton Bukhari (6008), Muslimi (674).

 

Shpërndaje: