Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muslin el-Abbad el-Bedr
Burimi: Shkëputur nga ligjërata: ”Dhe gratë e tij janë nënat tuaja”
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
… Prej veçorive/specifikave të grave të profetit salAllahu alejhi ue selem, është se ato bëjnë pjesë tek familja e tij (Al Bejt) alejhis-salatu ues-selam. Padyshim se kjo është mirësi për to. Kur gjatë leximit të salavateve thua:
اَللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى مُحَمَّدٍ وَ عَلَى آلِ مُحَمَّد
(Allahum-me sal-li ‘ala Muhamedin ue ‘ala aali Muhamed)
”O Allah, dërgo salavate mbi Muhamedin dhe mëshiroje familjen e tij.”
Në të bëjnë pjesë të afërmit e profetit salallahu alejhi ue selem dhe pasardhësit e tij, siç janë: Aliu, Hasani, Husejni, Fatimja dhe të gjithë pjesëtarët tjerë të familjes. Gjithashtu, në të bëjnë pjesë edhe gratë e profetit salAllahu alejhi ue selem. ka disa argumente kuranore dhe hadithe të shumta që na bëjnë të qartë se gratë e profetit alejhis-salatu ues-selam janë prej Al Bejtit (familjes së tij), ndër tjerash ne veçojmë:
Thënien e Allahut Te’ala në lidhje me gratë e profetit salAllahu alejhi ue selem në suren Ah’zab:
إِنَّمَا يُرِيدُ اللَّهُ لِيُذْهِبَ عَنْكُمُ الرِّجْسَ أَهْلَ الْبَيْتِ وَيُطَهِّرَكُمْ تَطْهِيرًا
”Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush, o familje e shtëpisë (së profetit) papastërtinë (e mëkateve) dhe t’ju pastrojë plotësisht.” 33:33
Qëllimi i shprehjes ”familje e shtëpisë (së profetit)” janë gratë e tij alejhis-salatu ues-selam. Ky ajet argumenton që gratë e tij salAllahu alejhi ue selem janë prej familjes së tij (Al Bejt).
Argument tjetër, që ato bëjnë pjesë në Al Bejt, kemi hadithin autentik të profetit salAllahu alejhi ue selem në të cilin thuhet:
اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى مُحَمَّدٍ وَأَزْوَاجِهِ وَذُرِّيَّتِهِ
”O Allah, dërgo salavate mbi Muhamedin dhe mëshiroji gratë dhe pasardhësit e tij.”
Dhe në transmetime tjera:
اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِ مُحَمَّدٍ
”O Allah, dërgo salavate mbi Muhamedin dhe mëshiroje familjen e tij.
Hadithe që dëshmojnë se gratë e tij salAllahu alejhi ue selem bëjnë pjesë në familjen e tij (Al Bejt).
Gjithashtu, kemi edhe hadithe të tjera që qartësojnë këtë gjë. Thotë profeti salAllahu alejhi ue selem:
اللَّهُمَّ اجْعَلْ رِزْقَ آلِ مُحَمَّدٍ قُوتًا
”O Allah, bëje furnizimin e familjes së Muhamedit të jetë kut[1].”
Dhe në realitet, furnizimi i tyre ishte kut.
Këto janë vetëm disa argumente që dijetarët islam i kanë përdorur si argumente se gratë e profetit salAllahu alejhi ue selem janë prej familjes së tij (Al Bejt), Allahu qoftë i kënaqur me to!
[1] Kut është: ushqimi i mjaftueshëm për një shujtë ushqimore. Pra, nëse ka për të ngrënë drekë, nuk do të thotë se ka për të ngrënë edhe darkë. Nëse ka për të ngrënë darkë nuk do të thotë se ka çfarë të hajë edhe në mëngjes. Dhe në realitet kështu ishte gjendja e vetë profetit salAllahu alejhi ue selem dhe e grave të tij radijAllahu alejhinne.