Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gratë me menstruacione dhe lehoni të cilat shtyjnë bërjen kaza

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Erkanul-Islam, fq. 257-275
Darud-Da’i, 1420
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për gratë të cilat kanë pasur menstruacione dhe lehoni gjatë Ramazanit, që të shtyjnë bërjen kaza deri në Ramazanin e ardhshëm?

Përgjigje: Gratë me menstruacione ose me lehoni janë të obliguara që të mos agjërojnë. Nuk është e lejuar për to që të falen dhe të agjërojnë në këtë gjendje. E në qoftë se do të bëjnë këtë, këto veprime nuk janë të vlefshme. Ato janë të obliguara që ta kompensojnë agjërimin ndryshe nga namazi. Është transmetuar se Aishah (radijAllahu anha) është pyetur nëse gruaja me menstruacione duhet të kompensojë agjërimin dhe namazin. Ajo tha:

“Ne urdhëroheshim që të kompensojmë agjërimin ndryshe nga namazi.”

Duke bazuar në atë që Aishah (radijAllahu anha)  ka thënë, dijetarët kanë ra dakord që gruaja me menstruacione është e obliguar që ta kompensojë agjërimin ndryshe nga namazi. Çdokush që pa arsye sheriatike shtyn këto ditë të humbura deri në Ramazanin e ardhshëm, duhet të pendohet tek Allahu, duhet t’i kompensojë këto ditë të humbura dhe t’u jap ushqim për çdo ditë të humbur të varfërve.

E njëjta gjë vlen edhe për të sëmurit dhe udhëtarët nëse shtyjnë kompensimin deri në Ramazanin e ardhshëm pa ndonjë arsyetim. Megjithatë, nëse ata ende janë të sëmurë apo në udhëtim deri sa të fillon Ramazani tjetër, ata janë të obliguar që t’i kompensojnë ditët e humbura. Kjo duhet të bëhet pasi ata të jenë shëruar dhe pasi të kenë ardhur në shtëpi.

Shpërndaje: