“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gratë nuk duhet të vrapojnë në mes Safas dhe Mervas

Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh
Burimi: http://z-salafi.com/v2/action?s_menu=23&;idFatwa=213
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Pse ne nuk i lejojmë gratë të nxitojnë mes Safas dhe Mervas, ndërsa Haxherja e bëri një gjë të tillë?

Përgjigje: Situata e Haxheres ishte e veçantë. Ajo e la djalin e saj dhe kërkonte dikë apo kërkonte ujë. Ajo nxitohej për shkak se ishte e shqetësuar. Ajo kishte humbur shpresën se fëmija i saj do të mbijetojë. Gjendja e saj ishte siç thashë, e veçantë. Dijetarët thonë se gratë nuk janë të obliguara që të vrapojnë. Ky është mendimi i sahabëve. Nëse një grua do të vraponte mes Safas dhe Mervas, ajo mund që të zbulohet. Në mënyrë që të kujdeset nga kjo gjë, ajo nuk duhet të vrapojë as rreth Qabes, e as në mes Safas dhe Mervas.

Shpërndaje: