Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Kemi një pyetje që ka të bëj me grevën e urisë, ku thotë: Shumë herë dëgjojmë në lajme dhe lexojmë nëpër gazeta se, ka disa të cilët bëjnë grevë urie për të fituar të drejtat e tyre, shumica e të cilëve janë myslimanë. Çfarë është gjykimi për atë i cili vdes për shkak të grevës së urisë?!”
Përgjigje: ”Ai i cili vdes nga greva e urisë konsiderohet mbytje ndaj vetvetes! Veprim i cili është i ndaluar. Allahu i Madhëruar thotë:
ولا تقتلوا أنفسكم إن الله كان بكم رحيما
“Dhe mos mbytni veten tuaj. Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm për ju.” 4:29
Është gjë e ditur se, ai i cili ndalohet nga ushqimi dhe pija, patjetër se do të vdes. Për këtë shkak, personi i tillë konsiderohet vrasës i vetvetes.
Prandaj, nuk lejohet që njeriu të ndalohet nga ushqimi apo pija në atë masë që rrezikon të vdes. Mirëpo, nëse ai e bën një gjë të tillë në një periudhë që nuk rrezikon të vdes dhe, kjo është forma e vetme që të ndërpritet zullumi ndaj tij apo të marrë atë që i takon, atëherë nuk ka të keqe në të.
Nëse personi i tillë është në një shtet, ku veprimi i tillë është shkak që të ndërpritet zullumi ndaj tij apo që ai të marrë atë që i takon atij atëherë nuk ka asgjë të keqe në të.
Por që të vijë deri në atë shkallë sa të rrezikoj të vdes, kjo nuk lejohet në asnjë formë.”