Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (56 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Unë jam një grua shtatzënë në fillim të shtatzënisë. Çdo herë që unë dal nga tualeti më dalin disa pika të urinës për shkak të shtatzënisë sime. Unë marrë abdes për çdo namaz dhe falem edhe pse urina mund të vie pas namazit. A është namazi im i saktë?
Përgjigje: Kjo vlen për burrat dhe gratë. Nëse urinim nuk ka në një kohë të caktuar atëherë ajo ka të njëjtin gjykim si rrjedhja e urinës. Merr abdes dhe falu. Dhe nuk ka rëndësi në qoftë se ajo do të rrjedh. Nëse themi se ti duhet të merr abdes përsëri kështu që ekziston rreziku që urina të kthehet pas abdesit të ri. Kjo është e bezdisme. Megjithatë, nëse urina vie rregullisht p.sh. një çerek apo gjysmë ore më pas, atëherë shfrytëzo rastin merr abdes dhe falu.