Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (20)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighasah-12-2-1435-01.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu e ka mbrojtur gruan muslimane. Ai ka vendosur roje rreth saj dhe i ka dhënë asaj kujdestar meshkuj për tu kujdesur për të që ajo të mos humbasë. Kur gruas i jepet liria në mënyrë që ajo të mund të udhëtojnë vetëm pa mahrem, mëkatarët i vjen asaj dhe shkojnë pas saj. Sepse ajo është e dobët. Ajo nuk mund të mbrojë veten. Gruaja është impulsive dhe vetëm pason. Ajo është e mbushur me ëndje. Ajo duhet natyrisht të mbrohet. Prandaj Kurani e mbron gruan. Ndalohet përzierja e gjinive, lakuriqësia, udhëtimi pa mahrem. E gjithë kjo për shkak që ajo të mbrohet.
Njerëzit e këqij thonë se kjo e nënçmon dhe shtypë gruan dhe lirinë e saj. Kështu thonë ata. Por nuk janë të drejtat dhe liria e saj në këtë; por është robëria e saj. Nëse ajo nuk mbrohet ajo bëhet skllave e nënshtruar ndaj mëkatarëve. Kjo nuk është liri e saj; kjo është poshtërim i saj. Kjo do të thotë ajo injorohet dhe trajtohet si një send i humbur. Ajo do të duket vetëm si një dëfrim për burrat. Të gjithë e shijojnë atë duke shikuar në të, duke e prekur atë, duke mëkatuar me të, duke qenë në privat me të dhe gjëra të tjera. A është kjo në dobi të gruas? Gruaja duhet të lavdërohet dhe të nderohet. Ajo është nëna e shoqërisë dhe e fëmijëve. Ajo edukon breza dhe është e zonja e shtëpisë dhe e familjes. Gruaja në Islam është e lavdëruar dhe e nderuar. Ajo e ka pozitën e saj.
Ndërsa lidhur me gruan kafire, pavarësisht se ka të bëjë me pabesimtarët e lashtë apo të sotëm, ajo është vetëm një dëfrim tek ta. Të gjithë e shijojnë atë. Ajo është si një banjë. Gjithkush hynë në të, i kryejnë nevojat e tyre dhe dalin prej saj. Ajo është si një banjë. Tjerët shuajnë nevojat e tyre në të dhe e braktisin atë. Pra, e tillë është pozita e gruas në shoqëritë e poshtëruara që u mungon feja dhe nderi. Misionarët e së keqes duan që ne tu bashkohemi shoqërive perëndimore në të gjitha çështjet. Ata duan që ajo të bëhet si perëndimorët.