Alameh Zejd Ibn Muhammed El-Medkhali
Burimi: Et-Ta´likatul Xhijad ala Kitabi Tet`hijrul I`tikad fq 146
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”A duhet që gruaja t`i bindet burrit të saj kur ai i thotë asaj që të mos e mbulojë fytyrën e saj? Burri nuk e konsideron të obligueshme mbulimin e fytyrës ndryshe nga gruaja.”
Përgjigje: ”Mos iu bind atij. Sipas argumenteve fetare, të logjikës tradicionale dëshmojnë që fytyra është auret (pjesë e turpëshme).
Kushdo që thotë se fytyra nuk është auret mund të jetë dikush prej imamëve të cilët bëjnë ixhtihad… Ai nuk duhet të fajësohet për mendimin e tij sepse ai është një Muxhtehid. Nëse ai gabon e merr një shpërblim ndërsa gabimi i falet.
Kushdo që thotë se fytyra nuk është auret ka gabuar. Fytyra është pjesa më e bukur tek gruaja dhe ajo i ven burrat në sprovë. Për këtë arsye Allahu i Lartësuar ka thënë:
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاء الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَابِيبِهِنَّ
”O ti Profet, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre.”
Që don të thotë, që xhilbabi të hidhet nga koka dhe të mbulojë çdo gjë nga poshtë, si fytyrën, krahrorin dhe pjesën tjetër të mbetur nga trupi e deri tek këmbët të cilat janë pjesë të turpëshme.
Allahu e mëshiroftë Imam Ahmedin i cili ka thënë:
”E gjithë gruaja është auret (pjesë e turpëshme) edhe këmbët e saj gjithashtu.”
As këmba e saj nuk lejohet të zbulohet, e çfarë mund të themi në lidhje me fytyrën e cila është pjesa më e bukur e trupit?
Pasi që të kuptohet kjo, unë i them gruas e cila e bëri pyetjen, që të mos i bindet burrit të saj, në vend të kësaj (bindjes ndaj burrit), mundohu ta bindësh atë në të vërtetën.
Burri le t`i kontakton dijetarët e Arabisë Saudite apo të komisionit të Dijetarëve të Mëdhenj, nëse ai e dëshiron të vërtetën. Ata do t`i përgjigjen atij me një përgjigje të saktë.”
Ai e ka detyrë që të bindet dhe të braktis fetvat në të cilat dijetarët kanë bërë Ixhtihad të gabuar.”