Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja dëshiron të shkojë në plazh

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Mexhmu-ul-Fataua (2/419-420)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Gruaja ime kërkon që ta lejojë që të shkojë në plazh larg publikut. A na lejohet të lahemi aty? Nëse nuk e pranojë këtë, ajo më konsideron të prapambetur. Gruaja ime është edukuar me edukatë evropiane, por megjithatë ajo i fal namazet. Kam frikë se refuzimi im do të shkaktojë divorc. Me këshillo.

Përgjigje: Nëse ajo është e devotshme dhe plazhi është larg publikut, atëherë kjo është në rregull. Megjithatë, nuk duhet të shkoni aty sa herë që ajo të dëshirojë, por herë pas here.

Dhe nëse ajo nuk është e devotshme, atëherë duhet të martohesh me një grua të devotshme.

I dërguari ka thënë:

“Martohu me fetaren, të lumshin duart.”

Një grua e tillë do të ndihmojë që t’i bindesh Allahut dhe do t’i shpëtosh shumë problemeve.


Hadithi i plotë është:

“Femra martohet për katër arsye: për pasurinë e saj, prejardhjen e saj, bukurinë e saj dhe për fenë e saj. Martohu me fetaren, të lumshin duart.”

Transmeton Bukhari (5090) dhe Muslimi (1466).

Shpërndaje: