Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (2/419-420)
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Gruaja ime kërkon që unë ta lejojë atë të shkojnë në plazh larg nga publiku. A lejohet të lahemi aty? Nëse unë nuk e bëj këtë ajo më konsideron mua të jem i prapambetur. Gruaja ime është edukuar me një edukim evropian, megjithatë, ajo falet. Unë kam frikë se refuzimi im do të shkaktojë divorcin. Më këshillo!
Përgjigje: Nëse ajo është e drejtë dhe plazhi është larg nga publiku, kjo lejohet. Megjithatë, ju nuk duhet të shkoni atje sa herë që ajo të dëshiron, por nganjëherë.
Dhe në qoftë se ajo nuk është grua e drejtë, ti duhet të martohesh me një grua të drejtë. I dërguari ﷺ ka thënë:
”Prandaj martohu me gruan fetare tu mbushin duart tuaja me rërë.”
Një grua e tillë do të ndihmojë ty që t’i bindesh Allahut dhe do t’i shpëtosh shumë problemeve.