Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (548), min: 30:20
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ajo më pyeti nëse një grua mund të caktojë një grua tjetër që të falë namazin e istihares në emër të saj. Unë iu përgjigja se natyrisht, kjo nuk është e lejuar. Nuk mund të zëvendësosh në namazin e dikujt tjetër.
Pastaj ajo më pyeti se çfarë duhet të bëjë një grua nëse dëshiron të falë namazin e istihares gjatë periudhës së saj mujore. I dhashë dy opsione:
1 – Prit derisa të pastërohesh që të mundësh të fal dy rekate dhe të lexosh lutjen e ligjësuar.
2 – Nëse është urgjente dhe nuk mund të presësh, mund të lexosh vetëm lutjen.