Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja dhe studimet fetare

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Audio-Kaseta ”al-Fikh el-Ekber”

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë roli luan gruaja në lidhje me studimet fetare? A ka pasur ndonjëherë gra dijetare në historinë islame?”

Përgjigje: “Po, kishte. Dhe nga gratë në ditët e sotme, pritet që të studiojnë dhe të kenë dituri rreth fesë në atë që është e përshtatshme për të dhe në atë që ajo ka nevojë. Ka pasur gra sahabije të ditura. Një shembull i tillë është me nënën e besimtarëve Aishen (radij Allahu anha). Ajo është femra Fakihe (dijetare) Allahu qoftë i kënaqur me të. Shumë prej sahabëve të mëdhenjë i referoheshin asaj dhe kërkonin dije nga ajo. Pra ajo ishte një dijetare Allahu qoftë i kënaqur me të. E njëjta gjë vlen edhe për Ummu Selemen. Edhe ajo ishte Fakihe (dijetare). Ka pasur edhe gra të ditura në mesin e pasuesve (tabiinëve). Nëse lexoni biografitë e tyre, ju do të hasni në to.

Me të vërtet kërkohet që gratë të kenë dituri fetare, por për t’u arritur një gjë e tillë, duhet të plotësohen disa kushte. Ato duhet t’i përqendrohen sjelljeve të mira, të jenë të turpshme dhe të veçuara nga meshkujt. Përveç kësaj ato duhet të qëndrojnë larg nga sprovat me meshkuj. Nëse këto kushte plotësohen, atëherë është e lejueshme për gratë që të studiojnë. Por nuk është e lejuar për to që të përzihen me burra duke pretenduar se ato kërkojnë dituri fetare. Në këtë rast ka më shumë dëm sesa dobi. Largimi i dëmit ka përparësi ndaj arritjes së dobive.”

Shpërndaje: