Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja duhet të dalë nga shtëpia vetëm në rast nevoje

Alameh Bekr bin AbdAllah Ebu Zejd 

Burimi: “Hirasetul-Fadilah”, fq. 36-37
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu (te ala) ka thënë:

فِي بُيُوتِكُنَّ وَقَرْنَ

“Qëndroni në shtëpitë tuaja.” 33:33

Ky ajet është argument se gruaja duhet ta fsheh trupin e saj nga burrat e huaj duke qëndruar në shtëpinë e vet. Ky është urdhër i Allahut për nënat e besimtarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, dhe e njëjta gjë vlen edhe për gratë besimtare të cilat duhet t’i nënshtrohen kësaj dispozite.

Në shtëpi gratë kanë misionin e jetës së tyre. Ato duhet t’i të lënë obligimet brenda shtëpisë vetëm në rast emergjence apo kur është e nevojshme. Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) ka transmetuar se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Gruaja është auret (pjesë që duhet mbuluar), kur të dalë nga shtëpia, shejtani i vihet pas (duke e nxitur në sprova dhe duke sprovuar meshkujt me të). Ajo është më së afërmi Zotit të saj kur ajo qëndron në shtëpinë e saj.”

Transmeton Tabarani (2890) dhe (8096) në “El-Eusat”, hadithi është i saktë sipas imam Albanit në “es-Sahihah (2688)”.

Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmije (rahimehullah) ka thënë:

“Gruaja duhet të ruhet dhe të mbrohet ashtu siç nuk vlen për burrin. Prandaj, ajo është e detyruar që të mbulohet dhe të mos shfaq bukuritë e saj apo të tërheq vëmendjen e të tjerëve. Ndryshe nga burrat, gratë që janë të obliguara që të fshehin veten me veshje dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Kur ato shfaqin bukuritë e tyre, sprovojnë burrat ndërsa burrat janë përgjegjës të grave.” El-Fetaua (15/297)

Shpërndaje: