Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Në ditët e sotme, shpeshherë dëgjojmë se gruaja nuk kujdeset siç duhet për burrin e saj kur është fjala për përgatitje të shqimit e larje rrobash. Çfarë është këshilla juaj në këtë çështje?”
Përgjigje: “Tanimë gruaja është emancipuar dhe nuk ka nevojë të kujdeset për burrin e saj. Ajo nuk rri në shtëpi dhe kur vjen burri e pret gruan për një kohë të gjatë, ndërsa gruaja kthehet vonë në mbrëmje. Gratë në kohët e sotme janë rebeluar.
Ndërsa Sunneti i mëson gratë që t’u shërbejnë burrave të tyre. Gratë sahabe u shërbenin burrave të tyre. Ato përgatitnin ushqimin dhe kryenin detyrat e shtëpisë. Ato kryenin gjithë këto punë edhe pse ishin sahabe (sahabijat), gratë më të mira të këtij umeti.
Fatimja –رضي الله عنها- e bija e Muhamedit ﷺ bartte kovat e ujit mbi shpinë saqë ishte dëmtuar shumë nga litari që e kishte vënë kraharorë. Kërkoi nga i dërguari që t’ia gjej një shërbëtore, ndërsa ai refuzoi këtë gjë.
Ai e këshilloi që të inkurajoj veten me dhikër dhe istigfar. Kjo ishte e bija e Muhamedit ﷺ.”