Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja duhet të qëndrojë në shtëpi me fëmijët e saj

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: El-Fataual Kajjimeh lil Usratil Muslimeh, fq. 72

Përmblodhi: Sad Abdul Gaffar Alij

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Unë kam një grua që punon si mësuese, gjithashtu ajo ka disa fëmijë. (puna që punon) është shkak që punët e shtëpisë të neglizhohen. Ajo dëshiron që unë të marrë një shërbëtore, gjë për të cilën unë jam akoma në mëdyshje. Shumica e shërbëtoreve vijnë këtu pa burrat e tyre. Në qoftë se ato vijnë me burrat e tyre, unë nuk mund t`i ndalojë ata që të kalojnë kohë me bashkëshortet e tyre.

Gjithashtu, mund të ndodhë që ato të mbeten shtatzënë dhe atëherë ne kemi nevojë për dikë tjetër që t`i shërbejë edhe atyre. Unë nuk e kam pranuar idenë për të sjellur një shërbëtore, porse unë i thashë asaj, që ajo të braktis punën e saj si mësuese dhe se unë nuk do të marrë ndonjë shërbëtore. Ajo jep mësim në lëndët fetare.

Unë shpresoj që ju të më këshilloni në këto çështje pasi kjo gjë ka të bëjë edhe me tjerë përveç meje.”

Përgjigje: ”Është më mirë që ajo të braktis punën e saj, ndërsa ti mos merr asnjë shërbëtore. Ajo nuk e ka obligim mësimdhënien, ajo duhet të qëndrojë në shtëpi me fëmijët e saj.

Qëndroni larg të këqinjëve dhe të keqes, gjithashtu është shumë e rrezikshme për ty dhe për familjen tuaj që ju të keni një shërbëtore. Allahu do të ndihmojë ty me furnizim dhe gruaja duhet të qëndroi në shtëpi me fëmijët e saj dhe të meret me punët e shtëpisë. Në këtë mënyrë ti do të fitosh si nga ana e dynjasë ashtu edhe nga ana fetare.

Kjo është këshilla ime për ty dhe për ata të cilët kanë një problem të ngjashëm.”

Shpërndaje: