Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja duhet t’i bindet burrit të saj

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205826

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Në hadithin që ne dëgjuam, ka nxitje për gruan që t’i bindet burrit të saj në (ato gjëra që janë) bindje ndaj Allahut. Kur ai e urdhëron atë për diçka, ajo i bindet atij, ndërsa nëse ai e urdhëron atë në mosbindje ndaj Allahut, në këtë rast ajo nuk i bindet atij sepse:

“Nuk ka bindje ndaj krijesave në atë që është mëkat ndaj Allahut.” 

Transmeton Bukhari (7258) dhe Muslimi (1840).

Ndërsa nëse ai e urdhëron për një çështje e cila nuk është mëkat, ajo obligohet që t’i bindet atij. Nëse ajo e kundërshton (nuk i bindet) atë në një çështje që nuk është mëkat, Allahu i Lartësuar është i zemëruar me të (gruan) dhe e mallkojnë atë melaiket.

Kjo gjë tregon se gruaja duhet t’i bindet burrit të saj, të mos e kundërshtoi atë dhe të mos dal nga shtëpia e tij vetëm se me lejen e tij, të kujdeset për bindje ndaj tij dhe për kënaqësinë e tij, me përjashtim nëse është burrë i keq dhe e urdhëron atë për mëkat, në këtë rast ajo nuk i bindet atij.

Ka disa prej burrave që i kanë moralet e rrënuara dhe veprat e prishura, i urdhërojnë gratë e tyre që të bëjnë mëkate. I urdhërojnë ato që të shfaqin fytyrat e tyre, të mos veshin hixhabin, i urdhërojnë gratë që të shkurtojnë flokët e tyre apo të heqin vetullat, i urdhërojnë gratë që të bëjnë mëkate apo që të veshin rrobe të cilat nuk e mbulojnë (gruan), i urdhërojnë gratë që t’i përshëndesin të afërmit e tyre dhe ato (gratë) i kanë fytyrat e zbuluara apo t’i përshëndesin me dorë, dhe ai e dënon atë nëse ajo mbulohet përpara të afërmve të tij.

Të gjitha këto janë mëkate, dhe nuk i lejohet asaj që ti bindet atij. Porse bindja është në vepra të mira sikurse dhe ka thënë profeti .

Ai burri i keq, i cili e urdhëron gruan e tij që të dal jashtë bindjes së Allahut dhe e urdhëron atë që të bëj mëkate, gruas nuk i lejohet që t’i bindet atij.

Nëse ai nuk e urdhëron atë që të bëj mëkate, porse e urdhëron atë (gruan) që t’i bindet Allahut apo për një çështje të lejuar ndaj të cilës ai ka dobi, ajo e ka obligim që t’i bindet atij.

Nëse ajo e kundërshton atë, ajo është gjynahqare. Ndërsa nëse ajo i bindet burrit të saj në vepra të mira, i fal pesë namazet dhe e agjëron muajin e Ramazanit, ajo do të thirret nga tetë dyert e xhenetit.

Kjo gjë tregon se gruaja në bindje (ndaj Allahut) është e njëjtë me burrat, duhet të kujdesen për namazet e detyrueshme, të kujdesen për agjërimin e Ramazanit, të kujdesen që të jenë të mbuluara me hixhab, të kujdesen për turpin (të kenë turp), të kujdesen për nderin dhe të mos rrëshqas gruaja myslimane në këtë kohë ashtu sikurse kanë rrëshqitur shumica e grave, duke veshur rroba tërheqëse, duke shfaqur fytyrat, duke pasur pak turp, duke u përzier me burrat, duke udhëtuar pa mahram etj. prej veprave që janë haram.

Në këtë rast ajo është kundërshtuese ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe i kanoset asaj një rrezik i madh ku mund ta godasë atë mallkimi, mërzitja dhe zemërimi nga Allahu i Lartësuar.

Shpërndaje: