“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja e bën haxhin me maskë gojë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Sherh Ighathat-il-Lahfan (42) 

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20%20-%2011%20-%201%20-%201437.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një grua e bëri haxhin me maskë që mbulonte gojën dhe hundën. Ajo e pyeti hoxhën në grupin e udhëtimit dhe ai tha se ajo duhet të bëjë kefareh për këtë. A ia ka qëlluar ai?

Përgjigje: Jo, kjo nuk është e saktë. Gruas në ihram nuk i lejohet të veshë burkë dhe nikab. Ndërsa asaj i lejohet të mbulojë fytyrën e saj me diçka tjetër përveç burkës dhe nikabit. Kështu ajo duhet të mbulojë fytyrën e saj kur burrat kalojnë pranë saj.

Aishah -radijAllahu anha- ka thënë:

“Kalorësit e kishin zakon të na kalonin kur ishim bashkë me të dërguarin e Allahut në ihram. Kur na afroheshin, secila prej nesh e tërhiqte rrobën e saj nga koka mbi fytyrën e saj. Sapo na kalonin, i zbulonim ato përsëri.” 1


1 Ahmedi (24522).

Shpërndaje: