Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetësja thotë: “Ka pasur lidhje intime me një mashkull, e si shkak i kësaj ajo ka mbet shtatzënë që pas një muaji e ka abortuar atë fëmijë. Tani, ajo është penduar tek Allahu (xhele ue ala), ndërsa pyet me çfarë është e obliguar?”
Përgjigje: “Motra duhet të pendohet tek Allahu, të ndjej keqardhje për atë që ka ndodhur, të jetë e vendosur sinqerisht që të mos e përsëris krimin, t’i lutet Allahut që t’ia falë gabimin dhe që veprat e këqija t’ia shndërrojë në të mira. Allahu thotë:
إِلَّا مَن تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلًا صَالِحًا فَأُوْلَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا
“Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqijat ua shndërron në të mira. Allahu është Mëshirues dhe Falës i Madh.” 25:70