Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fetua fi ahkam es-Sijam, fq. 99
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kur një grua me menstruacione apo lehoni pastrohet gjatë ditës në Ramazan, a duhet t’i shmanget ushqimit gjatë pjesës të mbetur të ditës?
Përgjigje: Kur gruaja pastrohet gjatë ditës në Ramazan, nuk është e detyrueshme për të që t’i shmanget ushqimit dhe pijeve. Arsyeja është se ajo nuk përfiton asgjë me këtë veprim dhe se ajo duhet ta agjërojë atë ditë më pas. Ky është mendimi i Malikive, Shafeive dhe njëri nga dy transmetimet që janë transmetuar nga imam Ahmedi.