Imam Salih Ibn Feuzan El-Feuzan
Burimi: Makanetul Mer’eti fil Islam, fq. 557-558
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Dëmi i tretë i gruas është kur gruaja punon (e përzier) me meshkuj, ky rast është edhe më keq, duke qenë se ajo humbet dëlirësin dhe frikën e saj ndaj Allahut. Kur gruaja e len shtëpinë e saj dhe përzihet me burra, i ikën turpi dhe kujdesja e saj në mënyrë që ajo mësohet me këtë, dhe në fund, ajo nuk ndien asgjë. Ajo nuk do të shqetësohet më, se a ndikon kjo gjë në nderin e saj apo jo, pasi ajo vazhdimisht punon dhe ka kontakt me burra. Kjo gjë heq vigjilencën e saj.
Përkundrazi, nëse ajo do të nderonte dhe do të mbronte veten e saj, vigjilenca dhe frika do të mbetëshin në zemrën e saj, ndryshe nga e kundërta.
Kjo është ajo që ka ndodhur dhe ndodh në shoqërinë perëndimore edhe në shoqërin lindore, gjë të cilën e mori nga perendimi. Si shoqëritë e perëndimit ashtu edhe ato të lindjes ankohen prej këtij fenomeni.
Gratë kanë dështuar, familjet kanë dështuar, familjet janë përçarë e copëtuar, sepse ata e larguan gruan nga puna e saj parësore për një punë dytësore dhe ndaj së cilës
gruaja nuk është kopetente.
Pse i gjithë ky dështim dhe i gjithë ky copëtim i familjeve? Sepse ata kanë kundërshtuar urdhërin që Allahu ka dhënë, ku thotë:
إِنَّ اللّهَ لاَ يُغَيِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّى يُغَيِّرُواْ مَا بِأَنْفُسِهِمْ وَإِذَا أَرَادَ اللّهُ بِقَوْمٍ سُوءًا فَلاَ مَرَدَّ لَهُ وَمَا لَهُم مِّن دُونِهِ مِن وَالٍ
”Allahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre.Po, kur Allahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij.” 13:11
Nëse njerëzit do të ndryshojnë vetet e tyre, atëherë Allahu ka me i ndryshuar ata. Gruaja e sotme perëndimore vuan dhe shqetësohet për situatën e saj, gjithashtu edhe gruaja nga vendet e lindjes që pasuan (gratë apo kulturën) perëndimorët. Ato kanë filluar të vuajnë dhe të shqetësohen nga gjendja e tyre. Ndoshta ndodhë, që prej tyre të bëjnë vetëvrasje, pikërisht kjo është ajo që shejtanët dëshirojnë. Pra, kështu bëhet gjendja e gruas nëse ajo ndryshon gjendjen e saj reale dhe të përshtatshme për të.