Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan
Burimi: “El-Hadher min Du’atid-Dalaleh”, fq. 21
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Pas një kohe të gjatë, e binda gruan time që të mbulohet (me veshje islame). Kam folur shumë me të në lidhje me këtë temë deri sa ajo u bind dhe e vendosi mbulesën islame. Pas tre muajsh ajo e hoqi atë për shkak të presionit nga familja e saj dhe miqve të ndryshëm. Unë kam pesë fëmijë me të, andaj kërkoj këshillë nga ju se çfarë duhet të bëj?”
Përgjigje: “Vazhdo këshilloje dhe qortoje atë. Shpjegoja asaj se Xheneti nuk mund të arrihet pa durim dhe pa iu përmbajtur fesë së Allahut. Durimi nga ndikimi prej njerëzve, gjithashtu mosndikimi nga mënyra e tyre e të menduarit është sprovë në vete. Allahu ka thënë:
أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ (2) وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ
”A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t’i dallojë dhe gënjeshtarët.” 29:2-3
Këshilloje atë në mënyrën më të mirë dhe ji i kujdesshëm ndaj saj. Dhe me lejen e Allahut do të kesh sukses.”