“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja e ka obligim të mësojë

Shejkh Abdurr-Rrahman bin el-Xhauzi 

Burimi: Ahkam-un-Nisa’, fq. 12

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Sikurse burri, ashtu edhe gruaja është përgjegjëse për veprat e saj. Kështu që, është e detyrueshme për të që të kërkoj dije në lidhje me obligimet e saj, në mënyrë që ajo t’i kryej ato me bindje të plotë.

Nëse ajo ka baba, vëlla, burrë (bashkëshort) ose ndonjë tjetër mahrem, i cili mund t’ia mësojë asaj obligimet e veta dhe se si ato duhet të kryhen, atëherë kjo është e mjaftueshme. Përndryshe, ajo duhet të pyes dhe të mësojë. Nëse ajo ka mundësi, duhet të mësojë tek një grua. Nëse nuk ka asnjë grua, le të shkojë për të mësuar tek ndonjë burrë i moshuar por pa u veçuar me të. Në këtë rast, ajo duhet të mësojë vetëm atë çfarë e ka obligim dhe jo më shumë. Nëse i ndodhë diçka asaj, ajo duhet të pyes pa u turpëruar. Vërtet Allahu nuk turpërohet nga e vërteta.

Shpërndaje: