Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: el-Makhraxhu minel-Fitneh, fq. 190
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Nëse tek njeriu ndikon shoqëria, atëherë shtrohet pyetja se sa ndikojnë bashkëshortët tek njëri tjetri. Është i njohur rasti i Imran bin Hittan, i cili fillimisht ishte nga pasuesit e sunnetit, por kushërira e tij ndikoi tek ai me doktrinën e Khauarixhëve. Ai u martua me të për ta larguar nga kjo doktrinë. Mirëpo, në vend të kësaj, ai ishte i cili u ndikua prej saj. Në këtë mënyrë, ishte ajo e cila e ktheu atë në doktrina e Khauarixhëve.
Sa burra bëhen mëkatarë për shkak të grave të tyre që janë injorante? Sa shumë gra nuk e kanë mësuar Kuranin përmendësh dhe pastaj janë bërë mëkatare për shkak të burrave të këqij?
Gruaja mund të ndikojë në masë të madhe tek burri i saj. Sigurisht, Allahu mund ta udhëzojë burrin përmes gruas, por zakonisht është burri ai i cili ndikohet negativisht nga gruaja. Që disa baballarë nuk kujdesen për të gjetur bashkëshortët e duhur për vajzat e tyre, kjo tregon se ata nuk ndjehen përgjegjës për këtë gjë. Profeti ﷺ ka thënë:
“Të gjithë ju jeni barinj dhe secili prej jush është përgjegjës për tufën e vet.”
Dhe thotë i dërguari i Allahut ﷺ:
“Çdo rob të cilin Allahu e ka bërë përgjegjës të ndonjë tufe dhe pastaj nuk kujdeset për të, nuk do ta nuhasë aromën e Xhenetit.”
Cila humbje është më e madhe se sa ta ekspozosh të bijën në devijim? Thotë Allahu (subhanehu ue te ala):
قُلْ إِنَّ الْخَاسِرِينَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنفُسَهُمْ وَأَهْلِيهِمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَلَا ذَلِكَ هُوَ الْخُسْرَانُ الْمُبِينُ
“Thuaj: “Të humburit e vërtetë janë ata që do të humbin veten dhe familjen e tyre në Ditën e Kiametit. Ja, kjo është humbja e qartë!” 39:15
Ndërsa, në ajetin e mëposhtëm, shiheni se si njerëzit dëmtohen nga partneri/shoku i vet:
فَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَى بَعْضٍ يَتَسَاءلُونَ قَالَ قَائِلٌ مِّنْهُمْ إِنِّي كَانَ لِي قَرِينٌ يَقُولُ أَئِنَّكَ لَمِنْ الْمُصَدِّقِينَ أَئِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَامًا أَئِنَّا لَمَدِينُونَ قَالَ هَلْ أَنتُم مُّطَّلِعُونَ فَاطَّلَعَ فَرَآهُ فِي سَوَاء الْجَحِيمِ قَالَ تَاللَّهِ إِنْ كِدتَّ لَتُرْدِينِ وَلَوْلَا نِعْمَةُ رَبِّي لَكُنتُ مِنَ الْمُحْضَرِينَ
“Ata do t’i qasen njëri-tjetrit e do të bisedojnë. Dhe njëri prej tyre do të thotë: “Unë kam pasur një shok, i cili më thoshte: “Vallë, edhe ti je nga ata që besojnë se, kur të vdesim e të bëhemi eshtra e pluhur, do të japim llogari vërtet?!” – A doni ta shikoni (atë që më qortonte për shkak të besimit tim)?” Dhe ai do të shikojë poshtë dhe do ta shohë atë në mes të Zjarrit flakërues e do t’i thotë: “Për Allahun! Për pak më shkatërrove edhe mua. Po të mos ishte dhuntia e Zotit tim, edhe unë do të isha në zjarr (bashkë me ty).” 37:50-57
Sigurisht se kjo nuk ndodh në rast se Allahu e ka nën mbrojtje robin e vet, por të tillët janë shumë të paktë. Shembuj të tillë janë gruaja e Faraonit, Nuhu e Luti (alejhimas-selam).