Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja e mençur dhe burri i saj

Imam Abdurr-Rrahman bin el-Xhauzi el-Hanbeli (v. 597)
Ahkam-un-Nisa, fq. 33
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Kur një grua e mençur gjen një burrë të drejtë që i përshtatet mirë, duhet të përpiqet ta kënaqë atë dhe të shmangë çdo gjë që e shqetëson. Sapo ajo të fillojë ta shqetësojë ose të bëjë diçka që nuk i pëlqen, ai padyshim që do të mërzitet prej saj dhe do ta mbajë atë ndjenjë në vetëvete. Ndoshta ai do të ndahet prej saj ose do të martohet përsëri kur të gjejë mundësinë e duhur. Ai mund të gjejë një tjetër, por ajo ndoshta jo. Dihet mirë se njeriut mund t’i bëhet mjaft me të mira, e çfarë të thuhet lidhur me gjërat e urryera?

Shpërndaje: