Imam Shemsudin Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Et-Tibjan fi Aksam-il-Kuran, fq. 171
Përktheu: ValdetGashi
www.perlatmuslimane.com
Disa nga cilësitë e gruas së mirë, janë ato që Allahu -te ala- i përmend në ajetin:
“Të dashura për bashkëshortët e tyre dhe moshatare me ta.” El-Uakia, 56:37
Gruaja e dashur bën që burri ta dojë atë për shkak të moralit, mirësisë dhe cilësive të saj.
Ibnul-Arabi ka thënë: “Grua e dashur është ajo që i bindet burrit të saj dhe bën gjithçka që ai ta dojë atë.”
Ebu Ubejdeh ka thënë: “Gruaja e dashur është ajo grua e cila të çmon.”
El-Muberridi ka thënë: “Gruaja e dashur është ajo që është e dashuruar në burrin e saj.”
Ndërsa imam Bukhari në Sahihun e tij thotë: “Gruaja e dashur është ajo që është joshëse (ajo që e josh qëllimisht burrin e saj).”
Kështu përshkruhen morali dhe pamja e këtyre grave. Nëse mediton mbi këto cilësi me të cilat Allahu i ka përshkruar ato, kupton se kjo kërkon që ato t’i posedojnë këto cilësi dhe edhe më tepër se kaq.