“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja e mirë

Imam Muhammed bin Hiban el-Busti 

Burimi: Er-Raudah, fq. 194 dhe 202

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Biri im i dashur! Gruaja është qetësia e burrit. Ai nuk mund të jetojë me të nëse ata nuk pajtohen. Nëse dëshiron të martohesh me një grua, pyet për familjen e saj. Rrënjët e mira japin fryte të këndshme.

Biri im i dashur! Qëndro larg gruas që është e ngazëlluar në veten e saj dhe që sillet keq ndaj burrit! Nëse ai sillet mirë ndaj saj, ajo e sheh atë, sepse ajo është mbi të. Ajo nuk e falënderon burrin për atë që ai e bën për të, ajo nuk kënaqet me pak dhe ajo është pasjellshme ndaj tij.

Biri im i dashur! Qëndro larg nga gruaja e cila thotë “jo”, nëse burri thotë “po” dhe e cila thotë “po”, nëse ai thotë “jo”!

Biri im i dashur! Qëndro larg nga gruaja që ha si një gomar! Ajo nuk e pastron shtëpinë, ushqimi qëndron jashtë gjatë natës, enët janë të yndyrshme dhe brumi mbetet i thartë (enët mbesin të palara).

Biri im i dashur! Ka gra që janë të dashura dhe frytdhënëse. Ato janë të besueshme kur burrat e tyre nuk janë të pranishëm. Fqinjët i duan ato. Ato janë të lavdërueshme prapa dyerve të mbyllura dhe në publik. Ato e ulin zërin kur flasin, pastrojnë shtëpitë e tyre dhe u japin ushqim shërbëtorëve. Fëmijët e tyre janë të pastër dhe mirësia e tyre është konstante.

Ndërsa në një vend tjetër thotë: Mbreti i Kisras ka thënë: “Tre njerëzve nuk u peshon fjala dhe për këtë arsye nuk duhet të konsultoheni me ta. Një prej tyre është burri i cili është i martuar me një grua të pasjellshme.”

Shpërndaje: