Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Igathetil-Lahfan (7)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Është një grua e moshuar e cila nuk i përgjigjet burrit të saj kur ai dëshiron të ketë marrëdhënie intime me të, duke u arsyetuar se ajo është e moshuar dhe se i mungon dëshira. A mëkaton ajo në këtë rast dhe çfarë këshilloni ju?
Përgjigje: Po, në këtë rast ajo është mëkatare. Ajo është e detyruar t’i bindet burrit të saj dhe nuk ka rëndësi nëse ajo është e vjetër apo e re. Përjashtimi i vetëm është nëse marrëdhëniet seksuale i shkaktojnë asaj ndonjë dëm shëndetësorë. Nëse ajo lëndohet nga të pasurit marrëdhënie, ajo nuk është e obliguar që t’i përgjigjet atij. Profeti ﷺ ka thënë:
لا ضرر و لا ضرار
“Nuk ka dëm as të dëmtuar (reciprok).” (Askujt nuk guxohet t’i bëhet dëm, as dëmi i shkaktuar të kthehet në të njëjtën mënyrë).”
Arsyetimi me moshë të shtyrë nuk është justifikim i vlefshëm.