Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (19/164)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja: Një grua ka lindur në muajin Sha’ban dhe e përfundoi lehoninë e saj me 10 Ramazan. A i lejohet të agjërojë nëse mund ta bëjë këtë? Disa mjekë thonë se fëmija mund t’i përballojë gjashtë orë pa gjidhënie.
Përgjigje: Nëse ajo i jep gji fëmijës pa ju pakësuar qumështi i gjirit, ajo duhet të agjërojë sa më shpejt që ajo të kryen lehoninë e saj me kusht që fëmija të mos dëmtohet. Por nëse ajo pastrohet gjatë ditës ajo nuk është e detyruar të agjërojë pjesën tjetër të ditës. Asaj i lejohet të vazhdojë të hajë dhe të pijë. E njëjta gjë vlen edhe për gruan që i pushon cikli i saj mujor gjatë ditës, asaj i lejohet të vazhdojë të hajë dhe të pijë atë ditë. Ky është mendimi më i saktë.