Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

E përsëritë abdesin për shkak të vesveseve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Nur alad-Darb (42 A)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë marr abdes gjithmonë të paktën pesë herë para çdo namazi, për shkak se dyshoj në gjendjen time të pastër. Cila është zgjidhja sipas jush?

Përgjigje: Zgjidhja sipas nesh është që, kjo grua ta kujtoj shumë Allahun, të kërkojë mbrojtjen e Tij ndaj shejtanit të mallkuar dhe të injorojë atë që ajo ka bërë, pasi që veprimi të jetë kryer. Pasi ajo të ketë marrë abdes një herë, nuk duhet ta përsëris abdesin, pavarësisht se çfarë dyshime dhe vesvese i vien asaj. Nëse ajo e bën këtë, ekziston rreziku që të filloj të dyshoj në namazin e saj, besimin e saj dhe Islamin e saj. Kjo është shumë e dëmshme dhe e rrezikshme. Ajo është e obliguar që ta kujtojë shumë Allahun, të kërkojë mbrojtjen e Tij ndaj shejtanit të mallkuar kur ajo vesvese ndodhë, dhe të injorojë veprimin e saj, pasi ta ketë marrë abdes një herë të mos e përsëris tjetrën herë.

Shpërndaje: