Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/26)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Bukhari ka thënë:
281 -Abdan na tregoi: Abdullahi na informoi: Sufjani na informoi, nga el-A’mash, nga Salim bin Abil-Xhe’d, nga Kurejb, nga Ibn Abasi, nga Mejmuneh e cila tha:
“Unë e mbuloja të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) kur ai lahej pas marrëdhënieve seksuale. Ai lau duart e tij, pastaj ai derdhi ujë me dorën e djathtë mbi dorën e majtë, pastaj ai lau organin e tij gjenital dhe atë që ai kishte prekur, pastaj ai e fshiu dorën mbi mur apo në tokë, pastaj ai morri abdes sikurse për namaz përveç këmbëve, pastaj derdhi ujë mbi trupin e tij, pastaj ai shkoi anash dhe i lau këmbët.”
Hadithi dëshmon se gruas i lejohet që ta mbulojë burrin e saj dhe ti shohë pjesët e tij private. Mejmuneh e mbuloi profetin (salAllahu alejhi ue selem) dhe e pa se si ai vepronte gjatë larjës së tij.