Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (78 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”A konsiderohet vetmim kur një grua udhëton vetëm me shofer brenda në qytet?
Përgjigje: Unë besoj se kjo është vetmim. Që një grua të hip e vetme me një shofer të huaj është vetmim i ndaluar, për të cilin profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Një burrë nuk duhet të vetmohet me një grua nëse mahremi i saj nuk është prezent.” Muslimi (1341).
”Nuk veçohet burri me një grua, e të mos jetë shejtani i treti me ta.” Tirmidhi (1171).
Ky vetmim në veturë është më i keq se vetmimi në ndërtesa. Në veturë burri mund ta mashtrojë gruan, ta bëjë atë që ti dorëzohet së keqes dhe ta josh atë. Ai mund ta marrë atë kudo që dëshiron; larg vendbanimeve. Kjo është shumë serioze. Nuk është e lejueshme për një grua që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit që të udhëtojë e vetme me një shofer të huaj edhe nëse kjo do të jetë në qytet.”