Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (58)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/15-01-1438-ighastat.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për tu falur dhe bartur fëmijën i cili mund të jetë i papastër? Përgjigje: Kjo është e padëmshme. Kjo është anashkaluar. I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) u fal dhe e barte Umamen, mbesën e tij. Ajo ishte një fëmijë e vocërr. Pra kjo është anashkaluar. Kjo është e padëmshme.
Pyetje: Një njeri e ka bërë divorc gruan e tij për herë të tretë dhe dëshiron ta kthej atë mbrapa. Ajo martohet me një burrë tjetër dhe fillon të bëjë gjëra për ta zemëruar atë, në mënyrë që ai të ndahet prej saj. A i lejohet asaj që ta bëjë këtë?
Përgjigje: Jo. Kjo është e ndaluar për të. Ajo vepron kështu me qëllim që të kthehet tek i pari.