“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja falet pas imamit nga shtëpia e saj

Imam Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa´di (v. 1376)

Burimi: el-Fataua es-Sa’dijjeh fq.125 nr.30

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Cili është gjykimi që gruaja të falet pas imamit (në xhami) ndërsa ajo është në shtëpinë e saj?”

Përgjigja: ”E vërteta është se kjo lejohet përderisa ajo mund ta pasojë imamin ose duke dëgjuar tekbiret e tij ose nga dikush që falet pas atij, apo që ajo në fakt mund ti sheh ata. Disa dijetarë kanë vënë kusht që ajo duhet ti sheh ata edhe nëse kjo ndodhë në një pjesë të namazit dhe se nuk lejohet të ketë një muri në mes shtëpisë së saj dhe xhamis. Megjithatë, ky është një mendim i dobët sepse nuk ka ndonjë provë që e mbështet atë!”

Shpërndaje: