Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Një vëlla nga Franca shkruan: Unë jam martuar me një grua dhe ne kemi fëmijë të vegjël. Pas një kohe e kuptova se ajo konsumon drogën! Çfarë më këshilloni ju? A është e lejuar që ta shkurorëzoj atë për këtë arsye?”
Përgjigje: “Po, kjo është e lejuar, bile është e detyrueshme, pasi që ajo konsumon drogë. Ajo ta shkatërron shtëpinë dhe fëmijët tuaj. Ti je tradhtuar ndërsa ajo është zullumqare ndaj jush. Ju duhet që sa më shpejt të ndaheni prej saj. Por në qoftë se ajo pendohet sinqerisht dhe lë drogën, ajo mbetet gruaja juaj. E nëse ajo vazhdon ashtu, atëherë ajo nuk duhet të jetë gruaja juaj.”