“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja ka nevojë për një burrë krahas saj i cili kujdeset për të

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (56), min: 46.10

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighastah-1-1-1438-01.mp3 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kohët e fundit, kanë dalë shumë kërkesa që kujdestaria e burrit mbi gruan të bie. Cili është vendimi mbi këtë?

Përgjigje: Dhe atyre duhet tu përmbushen kërkesat? Jo, kjo nuk do t’i jepet atyre. Allahu (xhela ue ala) ka thënë:

الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاء بِمَا فَضَّلَ اللّهُ بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ وَبِمَا أَنفَقُواْ مِنْ أَمْوَالِهِمْ

“Burrat janë përgjegjës dhe mbikëqyrës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre.” 4:34

Gruaja ka nevojë për një kujdestar në lidhje me martesën. Ajo ka nevojë për një mahrem për të udhëtuar:

“Nuk është e lejuar për një grua që beson në Allahun dhe ditën e gjykimit që të udhëtojë pa mahrem.”

Gruaja ka nevojë për një burrë krahas saj i cili kujdeset për të.

Shpërndaje: