Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Furnizimi i gruas, është obligim në çdo gjendje, edhe nëse burri nuk ka mundësi ta bëj këtë.
Ndërsa në lidhje me furnizimin e nënës; – nëse ai nuk ka mundësi ta bëj këtë, atëherë nuk ka mëkat (për mos furnizimin e nënës); por nëse ai është në gjendje ta furnizojë por nuk e bën këtë, atëherë ai është mëkatarë.
Në këtë rast (furnizimi i prindërve), nuk është i obligueshëm edhe nëse ata kanë nevojë për të, përveç nëse ai ka mundësi që t’i furnizojë ata.
Si mund të kuptohet mundësia për t’i furnizuar (prindërit)?
Nëse personi ka pasuri dhe me të mund ta furnizojë veten e tij dhe gruan; – gruaja ka përparësi në furnizim ndaj babait dhe nënës, e edhe ndaj fëmijëve. Kjo, sepse të furnizuarit e gruas, në të vërtetë është furnizim ndaj vetvetes. E nëse ajo nuk furnizohet nga ai, atëherë ajo mund të kërkojë të shkurorëzohet sepse ka nevojë për një gjë të tillë.
Pra, gruaja ka përparësi në furnizim kundrejt babait dhe nënës, sepse furnizimi ndaj saj, në të vërtetë është furnizim ndaj vetvetes. Transmeton Imam Muslimi dhe Imam Ahmedi hadithin e profetit ﷺ në të cilin i jepet përparësi në furnizim familjes (gruas) përpara të afërme të tjerë. Në hadith thuhet:
“Furnizoje familjen tënde, pastaj të afërmit e tu e më pas këtë e atë.”
D.m.th.: ‘Jep sadaka (lëmoshë) për ta.’
E rëndësishme është se: mundësia, është kusht për t’i furnizuar të afërmit.
Dhe kjo mundësi, përkufizohet: për të pasur më tepër se ajo që i mjafton atij dhe familjes së tij d.m.th. gruas, apo grave të tij nëse ka më shumë se një grua. E më pastaj i vjen radha furnizimit të të afërmve të tjerë.