Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua (1/105)
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Një grua kishte periudhën e saj mujore. Ditën e gjashtë nuk i doli gjak nga perëndimi i diellit deri në mesnatë. Ajo u pastrua dhe agjëroi ditën tjetër. Pastaj asaj i erdhën sekrecione me ngjyrë kafe gjatë ditës kur ajo ishte duke agjëruar. A konsiderohen këto sekrecione t’i përkasin periudhës së saj mujore e cila zakonisht është shtatë ditë?
Përgjigje: Këto sekrecione që vijnë në këtë mënyrë nuk i takojnë periudhës mujore. Lëngu i tillë pas periudhës mujore nuk duhet marrë në konsideratë fare. Umm Atijjeh (radijAllahu anha) ka thënë:
“Lëngun e verdhë dhe atë të turbëllt nuk e kemi llogaritur prej menstruacioneve.”[1]
Gjaku menstrual është një gjak dhe nuk është i turbullt apo i verdhë. Bazuar në këtë agjërimi i gruas është i saktë edhe kur ajo pa sekrecionet e saj të turbullta dhe kur ajo nuk i pa ato sepse ato nuk i përkasin periudhës mujore.
[1] Bukhari (326).