Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (1/354)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ وَاللّهُ عَزِيزٌ حَكُيمٌ
”Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë, e burrat kanë një gradë mbi to.” 2:228
Kjo do të thotë se gratë kanë të drejtat e tyre ndaj burrit sikurse burri i ka të drejtat e tij ndaj gruas. Prandaj sejcili duhet t’i përmbushë të drejtat e njëri tjetrit ashtu sikurse duhet. Kjo është konfirmuar në Sahihun e Muslimit nëpërmjet Xhabirit (radijAllahu anhu) i cili tha se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Keni frikë Allahun në lidhje me gratë. Ju i keni marrë ato me marrëveshje të Allahut dhe keni lejuar kontaktin me anë të fjalëve të Allahut. E drejta juaj ndaj tyre është që ato të mos e nderojnë dhe mirëpresin në shtëpinë tuaj dikë që ju e urreni. A nëse ato e bëjnë këtë, atëherë rrihni ato me një rrahje të lehtë që nuk u lë gjurmë në trup. Ndërsa Të drejtat e tyre kundër juve janë që ti furnizoni me ushqim dhe rroba ashtu sikurse duhet.”
Muavia bin Hajdeh el-Kushejri transmetoi nga babai i tij, i cili transmetoi nga gjyshi i tij i cili ka thënë:
”O i dërguari i Allahut! Cilat janë të drejtat e grave tona mbi ne? ”Ai ﷺ u përgjigj: ”Ta ushqesh kur ti ushqehesh. Veshe atë, kur ti vishesh. Mos e godit në fytyrë. Mos i thuaj fjalë të këqija asaj dhe mos e bojkoto atë pos në shtëpi.”
Ibn Abbasi ka thënë:
”Më pëlqen të zbukuroj veten për gruan time sikurse unë kam dëshirë që gruaja të zbukurohet për mua, sepse Allahu (te ala) thotë:
وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ
”Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë.”
Allahu (te ala) ka thënë:
وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ
”E burrave u takon një përparësi ndaj tyre..”
Kjo do të thotë se burri është më i mirë në aspektin e krijimit, natyrës, statusit dhe se ai është të cilit i nënshtrohet, e furnizon gruan kujdeset për gruan dhe është më i mirë se ajo në të dy jetët.”