Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja ka të drejtë shkurorëzimi në rast se burri ka mangësi në fe

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherhul-Mumti’, 2882

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Është e lejuar që gruaja të kërkojë shkurorëzim nga burri në rast se ai ka mangësi të theksuara në fe. Këtë gjë e mbështesim në kuptimin sipërfaqësor të hadithit, nga i cili kuptojmë se gruaja e Thabit bin Kajsit (radijAllahu anhuma) tha:

“O i dërguar i Allahut, unë nuk ankohem në moralin dhe në fenë e Thabitit, porse nuk dua që të bëj kufër në Islam (nuk dua të jem mosmirënjohëse ndaj të mirave të tij).”

Nga këto fjalë kuptojmë atë se sikurse ta akuzonte burrin në moral apo në fe, ajo do të kishte të drejtë të kërkonte shkurorëzim.

Shpërndaje: