Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja me periudhën e saj mujore qëndron në xhami dhe dëgjon ligjërata

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: Fedaih ue Nesaih, faqe 84

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A i lejohet një gruas të ulet në xhami dhe të dëgjojë ligjërata dhe mësime nëse ajo ka periudhën e saj mujore?”

Përgjigje: “Kjo është në rregull –me lejen e Allahut. Hadithi:

إني لا أحل المسجد لحائض ولا جنب

“Unë nuk lejoj që femra me menstruacione dhe njeriun xhunub që të qëndrojë në xhami.”

është i dobët.

Profeti salAllahu alejhi ue selem i tha Aishes radijAllahu anha:

إن حيضتك ليست في يدك

“Periudha menstruale e jote nuk është në dorën tënde.”

Hadithet tjera që ndalojnë që femra me periudhën menstruale të hyjnë në xhami, nënkuptojnë që ato të mos falen me njerëzit në xhami, e jo të mos hyjnë në të.

Ishte një grua në kohën e profetit salAllahu alejhi ue selem që kishte një vend të posazëm ku ajo qëndronte në xhami gjatë tërë kohës, dhe nuk dihet që i kishte thënë ndonjëherë asaj që të dilte nga xhamia kur t’i vijnë menstruacionet. Qëllimi është që ajo të mos falet me njerëzit dhe të ketë kujdes që të mos e ndytë xhaminë.”

Shpërndaje: