Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja merr gjysmën e pronës së burrit kur shkurorëzohet!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Igathetil-Lehfan (25)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighastah-01-05-1435-01.mp3

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në vendin tonë, gruas i jepet gjysma e pronës së burrit, në rast të shkurorëzimit mes tyre! A është e lejueshme sipas Sheriatit që gruaja myslimane ta marrë atë nga ish burri, tashmë e shkurorëzuar?

Përgjigje: Jo, kjo nuk është e lejuar! Nuk i lejohet gruas ta marrë pronën e burrit tashmë të shkurorëzuar, në qoftë se ai nuk ia jep atë me vet-dëshirë. Nëse ai i jep atë me vet-dëshirë, kjo është në rregull. Është e paligjshme dhe e padrejtë që ajo ta merr gjysmën e pronës së tij duke u mbështetur në ligjet e fesë së jobesimtarëve. Ndërsa ligji islam këtë gjë e përcakton qartazi, gjithashtu hadithi thotë:

فإن دماءكم وأموالكم وأعراضكم عليكم حرام كحرمة يومكم هذا في بلدكم هذا في شهركم هذا

“Me të vërtetë gjaku, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjta për ju, ashtu siç është e shenjtë kjo dita juaj në këtë muajin tuaj dhe në këtë vend.”

Pra, veprimi i tillë nuk lejohet.

Shpërndaje: