Alameh Muhammed bin Abdil-lah es-Subejjil
Burimi: Fetaua el-Mer’eh el-Muslimeh, fq. 6
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A e kishin zakon gratë në të kaluarën që të angazhoheshin në tregti? Cili është gjykimi që gratë të merren me tregti?”
Përgjigjja: “Po. Gratë ishin të angazhuara në tregti edhe në të kaluarën. Nëna e besimtarëve Hadixhja radijAllahu anha ishte njëra prej tyre. Kjo lejohet përderisa ajo është e moralshme, nuk përzihet me burra dhe nuk veçohet me ta. Përveç kësaj, ajo duhet të ketë karaktere që Sheriati obligon sikurse drejtësia dhe besueshmëria.”